Në Universitetin e Tiranës, më datë 13.06.2025, u zhvillua një workshop me pjesëmarrjen e z. Lorenzo Ghezzi nga European University Institute (EUI), Firence. Aktiviteti kishte në fokus shkëmbimin e përvojës mbi proceset e pranimeve në ciklet Master dhe Doktoratë, vlerësimin e aplikimeve, verifikimin e diplomave, si dhe promovimin e mundësive arsimore dhe bursave që ofron EUI. Në workshop morën pjesë përfaqësues të personelit ndihmës akademik të njësive kryesore të UT-së.