Qëndra e Zhvillimit Profesional

Përdorimi i mjeteve digjitale për rritjen e angazhimit të studentëve

Categories: Ne Vijim, Wokrshop
Wishlist Share
Share Course
Page Link
Share On Social Media

About Course

Tema :  “Përdorimi i mjeteve digjitale për rritjen e angazhimit të studentëve”
Data: 11 dhjetor 2024
Lloji i trajnimit: i drejtpërdrejtë (me prani fizike)
Vendi: Rektorati i UT-së
Kohëzgjatja: 1h 45’
Përfituesit nga trajnimi:
– Përfitues direktë: stafi pedaogjik i UT-së
– Përfitues indirektë: studentët e UT-së
Moderatorë: Ornela Hasrama (Departamenti i Gjeografisë, FHF, UT) dhe Edlira Çaro Kola (Departamenti i Gjeografisë, FHF, UT)
Rezultatet e të nxënit:
Në përmbyllje të trajnimit, pjesëmarrësit:
– listojnë avantazhet e përdorimit të mjeteve dhe platformave digjitale gjatë dhe përtej orëve mësimore;
– hapin llogari në mjetet digjitale të prezantuara;
– krijojnë sondazhe të ndryshme duke përdorur nëpërmjet Mentimeter;
– ndërtojnë dhe personalizojnë tabela ndërveprimi dhe bashkëpunimi nëpërmjet Padlet;
– krijojnë kuice nëpërmjet platformës Kahoot!;
– përdorin funksionet angazhuese të platformës Teams;
– përzgjedhin në mënyrë efektive se në cilën fazë apo veprimtari të orës mësimore/punës së pavarur jashtë auditorit të përdorin mjetet dhe platformat digjitale.
Përshkrim i shkurtër i trajnimit: “Përdorimi i mjeteve digjitale për rritjen e angazhimit të studentëve” është një trajnim me natyrë aplikative, që ka në fokus mjetet dhe platformat e ndryshme digjitale që përdoren gjerësisht në botë për digjitalizimin e orës së mësimit dhe veprimtarive mësimore që studentët kryejnë përtej auditorit, si pjesë e detyrave dhe projekteve të kursit, punëve në grup, etj. Trajnimi fokusohet në mjetet digjitale Mentimeter, Padlet dhe Kahoot!, si tri mjete që do t’i ndihmojnë pedagogët pjesëmarrës në trajnim t’u ofrojnë studentëve një përvojë të nxëni angazhuese, motivuese dhe bashkëvepruese, nëpërmjet opsioneve të sondazheve të llojeve të ndryshme, kuiceve, strukturimit të punëve në grup apo detyrave, etj. Po ashtu, pjesëmarrësit do të njihen me veprimtaritë angazhuese që ofron platforma Teams, e përdorur si platforma bazë e komunikimit dhe ndërveprimit në UT. Krahas përdorimit, pjesëmarrësit do të aftësohen edhe në përzgjedhjen e fazave të orës së mësimit dhe të aktiviteteve përtej auditorit për të integruar përdorimin e mjeteve digjitale.
Metodologjia: Metodologjia e trajnimit bazohet në një qasje thuajse tërësisht aplikative, e cila nis me demonstrimin e përdorimit të secilit mjet digital dhe vijon me praktikimin e secilit pjesëmarrës (nëpërmjet pajisjes individuale) në hapjen e llogarive dhe përdorimin e funksionaliteteve dhe opsioneve të larmishme që këto mjete dhe platforma ofrojnë për nxitjen e angazhimit të studentëve.
Mjetet e punës: Smart TV, kompjuter desktop, laptopë/iPad personalë (për secilin pjesëmarrës), bllok/fletë shënimesh, stilolaps
Seancat e trajnimit:
Seanca I: Mirëseardhja dhe hyrja në trajnim – qëllimi dhe rezultatet e të nxënit (5 min)
Seanca II: Avantazhet e perdorimit te mjeteve digjitale për angazhimin e studentëve dhe matjen e shpejtë të përvetesimit të njohurive (10 min)
Seanca III: Si të përdorim Mentimeter për krijimin e sondazheve? (20 min)
Seanca IV: Padlet si mjet për bashkëpunimin dhe dokumentimin e punës së studentëve (20 min)
Seanca V: Krijimi i kuiceve në platformën Kahoot! (20 min)
Seanca VI: Platforma Teams: përtej komunikimit dhe ngarkimit të dokumenteve (20 min)
Seanca VII: Mbyllja e trajnimit: pyetje-përgjigje, diskutime dhe sugjerime (10 min)