Trajnimi u zhvillua më datë 24 Qershor 2025, në orën 10:00, duke mbledhur pjesëmarrës të fushës së edukimit në një sesion interaktiv dhe informues. Përmbajtja dhe Qëllimi i Trajnimit: Trajnimi u organizua në kuadër të zbatimit të projektit EDUGAME, me fokus në përdorimin e lojërave serioze si mjete për të nxitur kreativitetin dhe kohezionin social në edukimin e mësuesve. Aktiviteti synonte të rrisë ndërgjegjësimin dhe aftësinë e pjesëmarrësve (kryesisht akademikë dhe studentë të edukimit) për të përdorur metoda inovative në proçesin mësimor. Pikat kryesore të trajtimit: Prezantimi i konceptit të Serious Games dhe potenciali i tyre në arsim. Rëndësia e zhvillimit të kompetencave krijuese tek mësuesit në formim. Shembuj konkretë të lojërave të përdorura gjatë projektit EDUGAME. Diskutim mbi ndikimin e lojërave serioze në forcimin e bashkëpunimit dhe kohezionit social në mjediset shkollore. Përfshirja e pjesëmarrësve në aktivitete interaktive dhe reflektim mbi përdorimin praktik në kontekste të ndryshme mësimore. Rezultatet e arritura: Rritje e interesit për integrimin e metodologjive inovative në edukimin e mësuesve. Shkëmbim përvojash ndërmjet pjesëmarrësve dhe thellim i kuptimit mbi efektet pozitive të lojërave serioze. Identifikimi i mundësive për aplikimin e praktikave të prezantuara në kurrikulat vendase të formimit të mësuesve