Në ambientet e Universitetit të Tiranës u zhvillua me sukses dhe u ndoq me interes të lartë prezantimi me temë “Working at NATO”, i mbajtur nga Elda Murrizi dhe Jolien Breuckelaers. Ky aktivitet informues, i dedikuar studentëve, u fokusua në mundësitë e karrierës dhe praktikat profesionale pranë NATO-s.
Gjatë prezantimit u ndanë informacione mbi:
🔹 mundësitë e punësimit dhe të praktikave profesionale në NATO
🔹 procedurat e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes
🔹 zhvillimin e karrierës në organizata ndërkombëtare
🔹 përvojat profesionale në një mjedis shumëkombësh
Elda Murrizi dhe Jolien Breuckelaers ndanë gjithashtu përvojat e tyre profesionale, duke ofruar këshilla praktike dhe informacion të vlefshëm për studentët e interesuar për një karrierë në organizata ndërkombëtare.
Aktiviteti shërbeu si një mundësi e rëndësishme për studentët që të njihen më nga afër me perspektivat e karrierës në NATO dhe të informohen mbi hapat konkretë për të ndërtuar një karrierë në këtë drejtim.
Universiteti i Tiranës mbetet i angazhuar në ofrimin e aktiviteteve që mbështesin zhvillimin profesional dhe orientimin në karrierë të studentëve.
