Working at NATO

Në ambientet e Universitetit të Tiranës u zhvillua me sukses  dhe u ndoq me interes të lartë, prezantimi me temë “Working at NATO”. Ky ishte një aktivitet informues i dedikuar studentëve , mbi mundësitë e karrierës dhe praktikat profesionale pranë NATO.
Gjatë prezantimit u ndanë informacione mbi:
🔹 mundësitë e punësimit dhe të praktikave profesionale në NATO
🔹 procedurat e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes
🔹 zhvillimin e karrierës në organizata ndërkombëtare
🔹 përvojat profesionale në një mjedis shumëkombësh
Aktiviteti shërbeu si një mundësi e vlefshme për studentët që të njihen më nga afër me perspektivat e karrierës në organizata ndërkombëtare dhe të informohen mbi hapat konkretë për të ndërtuar një karrierë në këtë drejtim.

Universiteti i Tiranës mbetet i angazhuar në ofrimin e aktiviteteve që mbështesin zhvillimin profesional dhe orientimin në karrierë të studentëve.