📢 Universiteti i Tiranës zhvillon takim informues për Programin Kombëtar të Financimit të Doktoraturave – 2026!
📍Në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, u zhvillua një takim informues mbi Programin Kombëtar të Financimit të Doktoraturave – 2026, me fokus prezantimin e mundësive të financimit, kritereve të pranueshmërisë dhe procedurave të aplikimit.
Marsela Robo, Drejtore e Drejtorisë së Programeve Kombëtare në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), u mirëprit nga Dr. Erida Elmazi, Drejtore e Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, dhe Prof. Dr. Çlirim Duro, Drejtor i Drejtorisë së Kurrikulës dhe Sigurimit të Cilësisë, në Universitetin e Tiranës.
👉Gjatë takimit u theksua rëndësia e këtij programi për mbështetjen e studiuesve të rinj, rritjen e cilësisë së formimit doktoral dhe forcimin e kërkimit shkencor në Shqipëri, veçanërisht në fushat prioritare dhe STEM.
📌Universiteti i Tiranës ka dëshmuar kapacitetin dhe angazhimin e tij në këtë drejtim, duke siguruar financimin e 11 projekteve doktorale në thirrjen e vitit të kaluar.
🎓 Universiteti i Tiranës fton doktorantët e interesuar që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zhvilluar kërkimin e tyre shkencor dhe për të kontribuar në avancimin e dijes dhe inovacionit.
🗓️Afati i fundit i aplikimit: 31 tetor 2026, ora 10:00.
🔗 Konsultoni kriteret dhe dokumentacionin e plotë në faqen zyrtare të AKKSHI-së:
https://nasri.gov.al/thirrjet/thirrje-e-hapur-per-financimin-e-studimeve-te-doktoratures-2026/
