Universiteti i Tiranës organizoi më dt. 10 2025, ora 10;00, një trajnim informues me drejtoreshen e ASCAL, Prof. Asoc. Dr. Anisa Subashi dhe ekspertë të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ku rendesi iu dha procesit të akredimit të programeve të ofruara nga UT, ne menyre specifike programeve te ciklit te trete dhe qartesimit mbi sfidat e hasura gjate pergatitjes se Raporteve te Vleresimit apo te cdo problematike tjeter te lindur gjate procesit te vleresimit te brendshem.
Në fokus ishte po ashtu rendesia e rritjes dhe sigurimit të cilësisë në Arsimin e Lartë si instrument për plotësimin e kërkesave të studentëve për një arsim më cilësor duke potencializuar faktin se, procesi i akreditimit të programeve të studimit në IAL-të publike është shumë i rëndësishëm ndaj është e nevojshme që zyrat e kontrollit të brendshëm të cilësisë të forcohen më tej, pasi ato luajnë një rol kyç në këtë proces.
Trajnimi u ndoq me interes, në menyrë të vecantë nga anetarë të grupeve të vlerësimit të brendshem dhe autoritet drejtuese te UT edhe per shkak të prakticitetit qe ky aktivitet ofroi per të pranishmit!



