Takim i hapur mes përfaqësuesve të University of Central Missouri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesve të Universitetit të Tiranës.

Datë 22.05.2024

Rektorati i Universitetit të Tiranës

Takim i hapur mes përfaqësuesve të University of Central Missouri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesve të Universitetit të Tiranës.

Më datë 22 Maj 2023 u realuzua një takim mjaft produktiv mes përfaqësuesve të dy institucioneve arsimore ku bisedimet u drejtuan nga Zv.Rektore e UT për anën mësimore, Prof. Dr. Anila Paparisto dhe Dr. Betsy Kreisel, nga pala amerikane.

Takimi u përshëndet në mënyrë të veçantë nga Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Prof. Dr. Dorina Hoxha, Zv.Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Edvin Lame, Zv.Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dr.Martin Serreqi, Zv. Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Dr. Rudina Rama, Zv. Dekanët e Fakultetit të Drejtësisë Prof. Asoc. Dr. Jonad Bara dhe Prof. Asoc. Dr. Erjon Muharremaj.

Të pranishëm në këtë takim ishin dhe studentë të programeve të studimit në drejtësi të University of Central Missouri,kryesisht në fushën penale dhe po ashtu studentë të fushave të ndryshme nga pala shqiptare.

Përfaqësuesit e Universitetit të SHBA-së, Dr.Betsy Kreisel, Prof.Asoc.Dr Adriatik Likcani dhe Dr.Ryan Peterson, prezantuan organizimin dhe funksionimin e institucioneve në SHBA, të programeve sociale si dhe mënyrës së organizimit të programeve mësimore. Ato gjithashtu parashtruan mundësinë për bashkëpunim mes dy fushave në shërbim të individëve dhe familjeve të përfshira në sistemin juridik, me fokus në shërbimet për rehabilitim. Përfaqësuesit e Fakultetit të Drejtësisë, të Shkencave Sociale dhe të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, si dhe pedagogë nga njësitë kryesore në UT, sollën një informacion të përgjithshëm mbi sistemin juridik, social dhe ekonomik në vendin tonë si dhe mënyren e organizimit dhe funksionimit të institucioneve të drejtësisë dhe shërbimit social në Shqipëri. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit në hapjen e programeve të përbashkëta të studimit midis institucioneve, si dhe kontributin për mirëfunksionimin e drejtësisë penale në SHBA dhe Shqipëri. Takimi u mbyll me pyetje dhe diskutime nga ana e personelit akademik dhe studentëve pjesmarrës së të dy Universiteteve.