UT, në kuadër të forcimit të kapaciteteve institucionale dhe zbatimit të parimeve të menaxhimit të qëndrueshëm zhvillon
më datë 27.11.2026 ora 11:00 seancën e dytë të trajnimit me temë: “Prokurimi i Gjelbër – Kostot e Ciklit të Jetës”.
Trajnimi do të mbahet nga Prof. Dr. Rezarta Perri, pedagoge dhe eksperte në fushën e së drejtës publike dhe prokurimit publik, me kontribute të spikatura në çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe harmonizimit të praktikave kombëtare me standardet e Bashkimit Evropian.
Ky aktivitet lidhet drejtpërdrejt me:
– Zbatimin e legjislacionit për prokurimin publik, i cili promovon përdorimin e kritereve mjedisore dhe ekonomike në procedurat e prokurimit;
– Qasjen moderne të “value for money” përmes analizës së kostove të ciklit të jetës (Life Cycle Costing – LCC);
– Objektivat e Planit Strategjik të Universitetit të Tiranës për rritjen e eficiencës, transparencës dhe përgjegjshmërisë në administrimin e fondeve publike;
– Angazhimet institucionale në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përgjegjësisë sociale.
Zhvillimi i këtij trajnimi do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve profesionale të stafit akademik dhe administrativ, veçanërisht të strukturave të përfshira në proceset e prokurimit dhe menaxhimit financiar, duke orientuar vendimmarrjen drejt analizave afatgjata dhe praktikave më të përgjegjshme mjedisore.
Aksesoni linkun per pjesemarrjen:
Microsoft Teams meeting
Meeting ID: 325 767 074 771 103
Passcode: aF6rY7zi