Plasticiteti mitokondrial gjatë formimit dhe degjenerimit të mielinës

Më datë 4 Qershor 2026, në orarin 10:00–11:00, u zhvillua me sukses trajnimi/ligjërata shkencore online me të ftuar Dr. Xhoela Bame.
Gjatë aktivitetit u prezantua tema “Plasticiteti mitokondrial gjatë formimit dhe degjenerimit të mielinës”, duke ofruar njohuri bashkëkohore në fushën e neuroshkencës dhe biologjisë rigjenerative. Në vijim, studentët morën pjesë në një sesion interaktiv pyetjesh dhe diskutimesh, ku u trajtuan çështje të lidhura me kërkimin shkencor, përzgjedhjen e laboratorit dhe temës së studimit, dizenjimin e studimeve shkencore, shkrimin e publikimeve, përgatitjen e prezantimeve dhe aplikimet për grante.
Aktiviteti u karakterizua nga interes i lartë dhe pjesëmarrje aktive e studentëve, duke krijuar një mundësi të vlefshme për shkëmbim njohurish dhe përvojash akademike.