Në kuadër të forcimit të kapaciteteve profesionale dhe bashkëpunuese në Universitetin e Tiranës, ju informojmë se workshop-i interaktiv me temë “Radical Collaboration Lab”

Në kuadër të forcimit të kapaciteteve profesionale dhe bashkëpunuese në Universitetin e Tiranës, ju informojmë
se workshop-i interaktiv me temë “Radical Collaboration Lab” u zhvillua me sukses më datë 15 Prill 2026, ora 14:00, në Sallën
 e Senatit Akademik, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës.
Ky aktivitet u organizua nga Qendra e Zhvillimit Profesional dhe u realizua me pjesëmarrjen e Fulbright Specialist, z. Warren Yu, në kuadër
të programit të tij dyjavor në Shqipëri.
Workshop-i, i konceptuar si një sesion praktik 2-orësh, ofroi një përvojë ndërvepruese për pjesëmarrësit, duke synuar forcimin e aftësive të
bashkëpunimit, komunikimit dhe zgjidhjes së problemeve në kontekste komplekse profesionale. Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit u angazhuan
në ushtrime praktike dhe punë në grup, duke përdorur metoda bashkëkohore si “Five Whys” për identifikimin e shkaqeve rrënjësore, si dhe duke
 adresuar sfida që kërkojnë besim, koordinim dhe mendim kritik.
Pjesëmarrja dhe angazhimi i stafit akademik dhe studentëve kontribuan në suksesin e këtij aktiviteti, duke krijuar një ambient
bashkëpunues dhe frymëzues për shkëmbimin e ideve dhe përvojave.