UNIVERSITETI I TIRANËS ZHVILLOI TRAJNIMIN MBI METODOLOGJITË BASHKËKOHORE TË MËSIMDHËNIES NË ARSIMIN E LARTË
Më 30 tetor 2026, nën mbarëvajtjen e Qendrës për Zhvillim Profesional në Universitetin e Tiranës zhvilloi trajnimin me temë “Challenge-Based Learning: Beyond Technologies and Towards Impact-Making”, me pjesëmarrjen e Prof. Gert Guri, Coordinator of Entrepreneurial Learning dhe Lecturer në Eindhoven University of Technology (TU/e), Holandë.
Në këtë aktivitet morën pjesë 48 përfaqësues nga njësi të ndryshme të Universitetit të Tiranës, të pranishëm në sallë por edhe online, ku të përfshirë ishin personel akademik dhe përfaqësues të strukturave të institucionit.
Trajnimi u fokusua në metodologjinë e të nxënit të bazuar në sfida (Challenge-Based Learning – CBL), një qasje bashkëkohore në arsimin e lartë, e cila synon të ndërthurë procesin mësimor me sfida konkrete të jetës reale, duke nxitur të nxënit ndërdisiplinor, bashkëpunimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve me ndikim në shoqëri.
Gjatë trajnimit u diskutua mbi:
-
Rolin e metodologjisë Challenge-Based Learning në përmirësimin dhe transformimin e procesit të mësimdhënies dhe të nxënit në arsimin e lartë;
-
Zhvillimin e profesionistëve me profil “T-shaped”, përmes ndërthurjes së njohurive të specializuara me kompetenca ndërdisiplinore;
-
Rëndësinë e bashkëpunimit me aktorë të jashtëm dhe palë të interesuara në procesin mësimor;
-
Zhvillimin e mendësisë sipërmarrëse, kreativitetit dhe aftësisë për të përballuar pasigurinë dhe kompleksitetin;
-
Përdorimin e teknologjisë si mjet për adresimin e sfidave reale dhe krijimin e ndikimit pozitiv në shoqëri.
Përmes këtij aktiviteti, Universiteti i Tiranës vijon angazhimin për promovimin e metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies, forcimin e kapaciteteve profesionale të personelit dhe nxitjen e praktikave inovative në arsimin e lartë.


