Universiteti i Tiranës organizoi më datë 28.04.2025 trajnimin “Use of Artificial Intelligence tools to enhance pedagogical methods in classrooms”, me lektor PhD. George Antouniou

Universiteti i Tiranës organizoi më datë 28.04.2025 trajnimin “Use of Artificial Intelligence tools to enhance pedagogical methods in classrooms”, me lektor PhD. George Antouniou i
specializuar në Cyber Security dhe lektor pranë Lynn University in Florida, USA. Aktualisht z. Antoniou jep kontributin e tij si pjese e programit Fulbright U.S. Scholar në Departmentin
e Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Gjatë trajnimit u diskutua përdorimi i inteligjencës artificiale (IA) si një mjet i fuqishëm për të përmirësuar procesin mësimor dhe për të lehtësuar punën e pedagogëve.
Gjatë sesionit, u theksua ndikimi i drejtpërdrejtë që IA mund të ketë në personalizimin e mësimdhënies, automatizimin e detyrave rutinore, si dhe në ndihmën për zhvillimin e materialeve
didaktike të përshtatura për nevojat e nxënësve.
Z. Antoniou prezantoi mjete konkrete të IA që tashmë po përdoren me sukses në arsim, duke nxitur një diskutim të frytshëm mbi aplikimet praktike dhe etike.

Trajnimi dëshmoi interes të madh nga pjesëmarrësit, duke konfirmuar rëndësinë dhe potencialin që teknologjitë e reja kanë në fushën e edukimit.