TRAJNIM mbi “SHKRIM PROJEKTESH” – UNIVERSITETI I TIRANËS

TRAJNIM mbi “SHKRIM PROJEKTESH” – UNIVERSITETI I TIRANËS
Në kuadër të projektit READ, Universiteti i Tiranës organizon një trajnim për Shkrim Projektesh, i dedikuar për personelin akademik dhe  studentë të doktoratave.
Vendi: Salla e Senatit Akademik, Rektorati i UT-së
Data: 22 janar
Ora 10:00 – Trajnim me studentët e doktoraturave
Trajnere: Prof. Mirjeta Beqiri, Gonzaga University, USA
Ora 11:00 – Trajnim me stafin akademik për grantet kërkimore
Trajner: Auron Pasha, CEO, IDRA Consulting
Ky aktivitet synon të forcojë aftësitë për hartimin e projekteve kërkimore dhe aplikimin në thirrje kombëtare dhe ndërkombëtare, duke mbështetur zhvillimin profesional dhe akademik.