Trajnim mbi përdorimin e sistemit SMIAL në Universitetin e Tiranës

Organizatore: Qendra për Zhvillim Profesional në DKSC, UT, në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QShA), organizoi më datë 13.11.2025, një trajnim informues mbi përdorimin e Sistemit të Menaxhimit të Informacionit për Arsimin e Lartë-  (SMIAL) – një sistem, i cili synon regjistrimin elektronik, menaxhimin dhe ndjekjen e procesit të matrikullimit të studentëve, në përputhje me Udhëzimin e MAS-it nr. 4, datë 21.01.2025.
Pjesemarres: Në aktivitet morën pjesë Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan HoxhaZv. Rektoria e UT Prof. Dr. Gentiana Sharku dhe Drejtoresha e QShA-së, znj. Aida Myrto, si dhe drejtues dhe përfaqësues të njësive kryesore të UT-së, pjesë  e procesit të menaxhimit të infomacionit.
Fokusi: Gjatë takimit u prezantuan funksionet kryesore të sistemit SMIAL, manuali i përdorimit për IAL-të, si dhe sfidat që lidhen me zbatimin praktik të tij, përfshirë nevojën për qartësimin e kompetencave ndërmjet njësive dhe përmirësimet teknike të sistemit.
Ky trajnim u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së efikasitetit dhe transparencës në administrimin elektronik të të dhënave të studentëve dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet QShA-së dhe Universitetit të Tiranës.