Universiteti i Tiranës do të organizojë të premten, më datë 10 tetor 2025, ora 10:00, një trajnim informues
me pjesëmarrjen e Prof.Asoc.Dr. Anisa Subashi, drejtoreshë e ASCAL, si dhe ekspertë të tjerë të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.
Ky trajnim synon të ofrojë sqarime mbi procesin e akreditimit të programeve
të studimit të ofruara nga UT, të diskutojë sfidat e hasura gjatë përgatitjes së raporteve të vlerësimit dhe problematikave
të mundshme që lindin në procesin e vlerësimit të brendshëm.
Në fokus do të jetë edhe rëndësia e rritjes së cilësisë në arsimin e lartë, me theks te roli i zyrave të kontrollit të brendshëm
të cilësisë si aktorë kyç në përmbushjen e standardeve dhe nevojave të studentëve për një arsim më cilësor.