Struktura e personelit
Qendra e Zhvillimit Profesional ka në përbërje të saj tre punonjës nga drejtoria e Kurrikulave dhe Sigurimit të Cilësisë, Drejtoria e Teknonologjisë, Inovacionit dhe Statistikave dhe Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme. Gjithashtu, për veprimtaritë e saj do të angazhohen bashkëpunëtorë të cilët do të ftohen sipas nevojave të programeve.
Në mbështetje të veprimtarisë së QZHP-së do të angazhohet personel nga të gjitha strukturat akademike të Universitetit të Tiranës si dhe ekspertë të huaj në bazë të kontratave të bashkëpunimit me ta. Bashkëpunëtorët do të ftohen sipas nevojës.
Personeli i QZHP-së dhe bashkëpunëtorët do të përzgjidhen sipas kritereve të miratuara nga Rektori i UT-së.
Bashkëpunëtorët mund të përzgjidhen nga propozimet e departamenteve të Universitetit të Tiranës; nga aplikantët që kanë aplikuar individualisht, ose mund të ftohen nga QZHP-ja në rastin e ekspertëve të mirënjohur të fushave respektive, nga brenda dhe jashtë vendit.
Created from UT Staff