Simbolika e propagandës totalitare

Në kuadër  të zhvillimit akademik dhe profesional të personelit të Universitetit të Tiranës, Qendra për Zhvillim Profesional ,organizon Leksionin e hapur me temë:
“Simbolika e propagandës totalitare”.
Leksioni do të mbahet nga filozofi dhe akademiku Artan Fuga, më datë 06.11.2025, ora 11:00, salla e “Senatit Akadmik” në Rektoratin e UT.
Qëllimi i aktivitetit:
Leksioni synon të zhvillojë aftësinë për të kuptuar dhe analizuar mekanizmat e propagandës që ndikojnë në formësimin e opinionit publik, në mbytjen e mendimit kritik dhe në kufizimin e iniciativës qytetare. Duke u mbështetur në analizën e propagandës totalitare dhe të formave bashkëkohore të manipulimit mediatik, pjesëmarrësit do të aftësohen të identifikojnë lidhjet ndërmjet pushtetit, mediave dhe psikologjisë së komunikimit.
Nëpërmjet qasjes filozofike dhe psikologjike të Artan Fugës, leksioni synon të nxisë mendimin kritik dhe ndërgjegjësimin mbi mënyrat se si propaganda ndikon në perceptimin, sjelljen dhe ndërveprimin shoqëror.