U realizuan me sukses sesionet e trajnimit mbi Shkrimin e Projekteve në Universitetin e Tiranës
Në kuadër të dy komponentëve të hapur për aplikime të projektit READ, në Universitetin e Tiranës u zhvilluan me sukses sesionet e trajnimit mbi Shkrimin e Projekteve, të dedikuara për studentët e doktoratave dhe personelin akademik.
Trajnimet u mbajtën më 22 janar 2026, në ambientet e Sallës së Senatit Akademik, Rektorati i UT-së, sipas këtij programi:
Trajnim me studentët e doktoratave me lektore Prof. Mirjeta Beqiri, Gonzaga University, USA
Trajnim me stafin akademik mbi grantet kërkimore me lektor z. Auron Pasha, CEO, IDRA Consulting.
Gjatë këtyre sesioneve u trajtuan çështje thelbësore që lidhen me hartimin e projekteve konkurruese, identifikimin e thirrjeve për financim dhe forcimin e kapaciteteve kërkimore, duke nxitur një kulturë aktive aplikimi për grante kërkimore.
Universiteti i Tiranës vijon angazhimin për mbështetjen e zhvillimit profesional dhe kërkimit shkencor, në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
