Udhëzime dhe asistencë teknike mbi funksionimin e sistemit SMIAL

Në kuadër të rritjes së kapaciteteve teknike dhe përmirësimit të proceseve administrative në Universitetin e Tiranës, me qëllim funksionimin
 e sistemit të regjistrimit të studentëve (SMIAL)  Qendra e Zhvillimt Profesional  organizon një trajnimi praktik mbi përdorimin e sistemit SMIAL,
 më datë 13.11.2025, ora 10:00, në ambjentet e Rektoratit të UT-së, Salla e Senatit Akademik.
Ky trajnim synon të njohë më nga afër stafin administrativ  me funksionet, modulet dhe procedurat e aplikueshme të
 sistemit, me qëllim standardizimin e praktikave dhe rritjen e saktësisë së të dhënave. Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm
 nga QSHA, Znj. Aida Myrto, Drejtoreshë e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe ekspertë të tjerë nga QSHA, të cilët do të ofrojnë
 udhëzime dhe asistencë teknike mbi funksionimin e sistemit SMIAL.