Qendra për Zhvillim Profesional, me qëllim përditësimin e aftësive dhe njohurive të reja në përmbushje të objektivave strategjik të UT-së

Qendra për Zhvillim Profesional, me qëllim përditësimin e aftësive dhe njohurive të reja në përmbushje të objektivave strategjik të UT-së,
organizoi workshopin me titull “Si të shkruajmë artikuj të suksesshëm shkencor“, i cili u mbajt më datë 14.11.2024, ora 11:00,
me lektorë, profesorët e nderuar,  Prof. Dr. Hysen Çela, Prof. Dr. Valbona Aliko dhe Prof. Asoc. Dr. Elona Dhëmbo.
Në fokus të këtij workshopi ishte shkëmbimi i eksperiencave të përbashkëta dhe dhënia e një pasqyre mbi legjislacionin dhe kriteret e avancimit
 në karrierë për fitimin e titujve akademik.
Njëkohësisht profesorët e sipërcituar, referuan në lidhje me disa këshilla praktike për shkrimin e artikujve të suksesshëm shkencor
 dhe rrugën për botimin e tyre në revista të indeksuara me faktor impakti dhe pa pagesë.