Data: Në datën 27 shkurt 2026.
Ora: 12:00.
Vendi: në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Salla e Senatit Akademik.
Temë: “Prokurimi i Gjelbër – Kostot e Ciklit të Jetës”
Lektore : Prof. Dr. Rezarta Perri.
Lektore : Prof. Dr. Rezarta Perri.
Prof. Dr. Rezarta Perri është pedagoge dhe studiuese me eksperiencë të konsoliduar në fushën e së drejtës publike, prokurimit publik dhe politikave të zhvillimit të qëndrueshëm. Ajo ka kontribuar në studime, trajnime dhe ekspertiza mbi modernizimin e sistemit të prokurimit dhe integrimin e standardeve evropiane në administratën publike, me fokus të veçantë në dimensionin mjedisor dhe ekonomik të vendimmarrjes publike.
Fakusi; Trajnimi do të trajtojë konceptin e prokurimit të gjelbër si një instrument kyç për zhvillimin e qëndrueshëm, duke u fokusuar në analizën e kostove të ciklit të jetës (Life Cycle Costing – LCC) si metodë për vlerësimin ekonomik afatgjatë të produkteve, shërbimeve dhe punimeve.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me:
-
Parimet bazë të prokurimit të gjelbër;
-
Metodologjinë e llogaritjes së kostove të ciklit të jetës;
-
Përfitimet ekonomike dhe mjedisore të aplikimit të LCC.