Programi i Formimit të Vazhduar Pedagogjik-Psikologjik
Home > Programi i Formimit të Vazhduar Pedagogjik-Psikologjik
Universiteti i Tiranës ka hapur për herë të parë Programin e Formimit Pedagogjik-Psikologjik për lektorët e rinj, me synim rritjen e cilësisë së mësimdhënies në arsimin e lartë. Ky program u zhvillua për herë të parë në vitin akademik 2022-2023, me pjesëmarrjen e 40 lektorëve të rinj të UT-së dhe përfundoi me sukses më 20 qershor 2023.
Programi ofron trajnim 12-javor në fushat e mësimdhënies, disiplinës akademike dhe vlerave profesionale. Ky program ofrohet nga Profesorë të Universitetit të Tiranës, si dhe nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë. Ai synon të pajisë pjesëmarrësit me kompetenca pedagogjike për të ushtruar me profesionalizëm rolin e pedagogut në arsimin e lartë.
Risia për vitin akademik 2023-2024 është se, programi është zgjeruar duke përfshirë edhe lektorë nga IAL-të publike si dhe studentë doktorantë, me një numër total prej 45 pjesëmarrësish. Programi është miratuar nga Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit i UT-së dhe do të vazhdojë si pjesë e zhvillimit të vazhduar profesional të personelit akademik.