Programi i Formimit Pedagogjik-Psikologjik për lektorët e rinj në Universitetin e Tiranës

Qendra për Zhvillim Profesional në Universitetin e Tiranës njofton se, më 6 nëntor 2025, në orën 10:00,në Godinën “Liria”,do të zhvillohet
 Programi i Formimit Pedagogjik-Psikologjik”  i ofruar për:
Programi ofrohet nga Universiteti i Tiranës dhe do të udhëhiqet nga pedagogë me përvojë të gjerë në fushën e mësimdhënies, si dhe profesorë të huaj, të cilët do të ndajnë qasjet dhe eksperiencat e tyre profesionale.
Ky program synon të trajnojë personelin e ri akademikpedagogët pa formim psiko-pedagogjik, si edhe doktorantët që aspirojnë një karrierë në arsimin e lartë.
Ai është i hapur edhe për pedagogët e institucioneve të tjera të arsimit të lartë të interesuar për ndjekjen e këtij formimi.
Programi do të zgjasë 12 javë dhe përfshin tre fusha kryesore:
  • Fushën e mësimdhënies,
  • Fushën e disiplinës mësimore,
  • Fushën e vlerave profesionale.
Trajnimi synon të pajisë pjesëmarrësit me kompetenca psiko-pedagogjike, duke përfshirë njohuri mbi sjelljen dhe motivimin e studentëve, stilet e të nxënit, metodat e mësimdhënies aktive, vlerësimin dhe përdorimin e teknologjisë në procesin mësimor.
Programi vlerëson rëndësinë e krijimit të mjediseve pozitive dhe gjithëpërfshirëse të të nxënit, ku studentët ndihen të respektuar dhe të angazhuar. Përmes metodave interaktive dhe përvojës praktike, synohet të forcohet aftësia e pedagogëve për të nxitur pjesëmarrjen, të menduarin kritik dhe motivimin e studentëve.
Në përfundim, ky program përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional të lektoreve të rinj, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe në avancimin e arsimit të lartë në Shqipëri.