Më datë 21 maj 2025, në ambientet e Universitetit të Tiranës.
U zhvillua seminari me temë “Institutional Policy in Ethics and AI”, i organizuar nga Qendra për Zhvillim Profesional në Universitetin e Tiranës.
Në fokus të seminarit ishte analiza e parimeve etike që duhet të përfshihen në politikat institucionale për inteligjencën artificiale, rëndësia sëe mekanizmave
të brendshëm të kontrollit dhe transparencës, si dhe prezantimi i një kuadri etik për përdorimin përgjegjshëm të IA-së në përputhje me vlerat e Universitetit të Tiranës.
Pjesë e panelit ishte PhD. George Antoniou, ekspert në fushën e Cyber Security dhe lektor në Lynn University, SHBA, aktualisht Fulbright U.S. Scholar. Ai solli perspektiva ndërkombëtare mbi mënyrat e ndërtimit të politikave etike në institucionet akademike.
Ky seminar përbën një hap të rëndësishëm në adresimin institucional të sfidave dhe përgjegjësive që sjell zhvillimi i shpejtë i teknologjive
të inteligjencës artificiale.