Në Universitetitn e Tiranës u organizua një leksion i hapur me temë: “Simbolika e propagandës totalitare”.

Leksioni u mbajt nga filozofi dhe akademiku, Artan Fuga, më datë 06.11.2025, ora 11:00.
Leksioni synoi të zhvillonte aftësinë për të kuptuar dhe analizuar mekanizmat e propagandës që ndikojnë në formësimin e opinionit publik, në mbytjen e mendimit kritik dhe në kufizimin e iniciativës qytetare. Duke u mbështetur në analizën e propagandës totalitare dhe të formave bashkëkohore të manipulimit mediatik, pjesëmarrësit do të aftësohen të identifikojnë lidhjet ndërmjet pushtetit, mediave dhe psikologjisë së komunikimit.
Nëpërmjet qasjes filozofike dhe psikologjike të Artan Fugës, leksioni synon të nxisë mendimin kritik dhe ndërgjegjësimin mbi mënyrat se si propaganda ndikon në perceptimin, sjelljen dhe ndërveprimin shoqëror.
Ky leksion, i udhëhequr nga një nga mendimtarët më të spikatur të hapësirës se inteligjences shqiptare, Akademik Artan Fuga, përbën një mundësi të vlefshme reflektimi mbi rolin e mendimit kritik dhe përgjegjësinë intelektuale përballë formave të reja të propagandës.