Në Universitetin e Tiranës më datë 12.02.2025 ora 10:00- 12:00 u organizua trajnimi me tëmë  “Koncepte të barazisë gjinore në arsimin e lartë.

Përgatitja dhe zbatimi i Planeve të Barazisë Gjinore”.
Trajnimi  u mbajt në kuadër të projektit Letsgep në Universitetin e Tiranës, nga Prof. Dr. Merita Xhumari,
Prof. Dr. Ingrid Shuli, Prof. Asoc. Dr. Etleva Leskaj, Prof. Dr. Rezarta Shkurti (Perri), Dr. Lindita Gjika (Çepani).
Gjatë trajnimit u trajtuan çështje që lidheshin me:
  1. Kërkesat e BE-së/Strategjia e UT-së në lidhje me barazinë gjinore dhe përvoja e PBGJ në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri.
  2. Koncepte të përgjithshme të barazisë gjinore në institucionet e Arsimit të Lartë.
  3. Integrimi i këndvështrimit të barazisë gjinore në kërkimin shkencor dhe mësimdhenie.
  4. Balanca gjinore në drejtim dhe vendimmarrje.
  5. Balanca punë-jete dhe kultura organizative.
  6. Analiza e kontekstit të institucionit/mbledhja e të dhënave me ndjeshmëri gjinore dhe llogaritja e tregueseve, në perputhje edhe me manualin e UT-së .
Fakusi i këtij takimi ishte diskutimi mbi implementimin e planeve të qëndrueshme të barazisë gjinore në institucionet akademike dhe kërkimore
 duke siguruar lidhjen e organizatave të ndryshme që kryejnë kërkime shkencore në hartimin dhe zbatimin e GEP.