Misioni & Vizioni

Home > Misioni & Vizioni

Vizioni

Qendra e Zhvillimit Profesional synon të bëhet një qendër zhvillimi social, duke angazhuar aktorë të gatshëm të shfrytëzojnë të gjitha kapacitetet kërkimore, shkencore dhe pedagogjike, me qëllim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në arsimin e lartë.

 

Misioni

Të ofrojë formim dhe zhvillim profesional fleksibël dhe të përballueshëm, të përshtatur me interesat e individëve dhe organizatave në Tiranë dhe në nivel kombëtar. QZHP synon të ofrojë një gamë të gjerë mundësish – nga projekte dhe kurse praktike deri te certifikata të formimit profesional.

 

Objektivat

 

Përputhja me praktikat më të mira ndërkombëtare

Të orientojë aktivitetin sipas modeleve të suksesshme ndërkombëtare, duke kontribuar në përmbushjen e misionit dhe vizionit të QZHP-së, si një strukturë e re në fushën e zhvillimit profesional.

 

Ofrimi i programeve bashkëkohore

Të zhvillojë dhe ofrojë programe të ndryshme formimi dhe zhvillimi profesional, që variojnë nga kurse informuese deri te trajnime të plota, në përputhje me nevojat e stafit akademik dhe kërkesat e aktorëve të tjerë të interesuar.

 

Bashkëpunime dhe partneritete

Të ndërtojë bashkëpunime me ekspertë të Universitetit të Tiranës dhe të huaj, si dhe të zhvillojë partneritete ndërkombëtare me universitete dhe struktura homologe jashtë vendit, për shkëmbim përvojash dhe ofrim shërbimesh me cilësi të lartë.