Drejtoria e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë dhe Qendra për Zhvillim Profesional në Universitetin e Tiranës, organizuan
më datë 22 Maj 2025 workshopin me temë: “Menaxhimi i sistemit të informacionit”, ora 10:30 – 11:30.
Prezantimi u mbajt, nga z. Petra Dimitrov nga University of Economics Varna, i specializuar në “Teknologjinë e Informacionit”.
Gjatë workshopit u trajtuan çështje të tilla si:
• Planifikimi dhe arkitektura e sistemit të informacionit
• Strukturimi i duhur i të dhënave dhe infrastrukturës IT.
• Siguria dhe Privatësia e Informacionit.
• Politikat për mbrojtjen e të dhënave dhe kontrollin e aksesit.
• Integrimi i Teknologjive të Reja.
• Përdorimi strategjik i teknologjive moderne në menaxhimin e informacionit.
• Standarde për cilësinë, integritetin dhe përdorimin e të dhënave.
• Trajnimi i përdoruesve dhe ndërgjegjësimi.
• Mbrojtjen e sistemit të informacionit.


