Ky trajnim u realizua me një interes të lartë nga pjesëmarrësit, duke reflektuar rëndësinë në rritje të prokurimit të qëndrueshëm dhe praktikave mjedisore në institucionet publike dhe private.
Gjatë trajnimit u trajtuan këto çështje kryesore:
-
Koncepti dhe parimet bazë të prokurimit të gjelbër.
-
Rëndësia e integrimit të kritereve mjedisore në proceset e prokurimit.
-
Përfitimet ekonomike, mjedisore dhe sociale që sjell zbatimi i prokurimit të gjelbër.
-
Shembuj praktikë dhe raste konkrete të aplikimit të metodologjisë së kostos së ciklit të jetës.
Trajnimi theksoi se prokurimi i gjelbër nuk përqendrohet vetëm në çmimin fillestar të një produkti apo shërbimi, por merr në konsideratë të gjitha kostot përgjatë gjithë jetës së tij, përfshirë mirëmbajtjen, përdorimin, konsumin e energjisë dhe ndikimin mjedisor.
Në përfundim, pjesëmarrësit shprehën interes dhe angazhim për të zbatuar parimet e prokurimit të gjelbër në praktikat e tyre profesionale, duke kontribuar në zhvillim më të qëndrueshëm dhe menaxhim më efikas të burimeve.
