Leksion i hapur

Leksion i hapur.
Ligjëruese: Prof. Asoc. Dr. Matilda Mali
Data: 21 tetor 2025 | Ora: 10:00–12:00
Vendi:  Rektorati, Universiteti i Tiranës
Qendra për Zhvillim Profesional në UT, në kuadër të zhvillimit profesional dhe akademik të personelit të Universitetit ë Tiranës si dhe në zbatim të  programit READ – Cohort 4 , mbështeti organizimin e leksionit të hapur me temë “Ekonomia Qarkulluese dhe Qëndrueshmëria Mjedisore në Ekosistemin Detar” – Përgatitja e projekteve të suksesshme në kuadrin e fondeve të BE-së”,  mbajtur nga Prof. Asoc. Dr. Matilda Mali, profesoreshë pranë Universitetit Politeknik te Barit, Departamenti i Inxhierisë Civile, Mjedisit, dhe Kimisë, – ITALY.
Gjatë sesionit, pjesëmarrësit u njohën me mekanizmat e financimit të projekteve nga Bashkimi Europian në fushën e ekonomisë qarkulluese dhe qëndrueshmërisë mjedisore, si dhe me parimet e Project Cycle Management (PCM). U prezantuan gjithashtu praktika të suksesshme europiane, përfshirë projektet GREENLIFE4SEAS dhe PREBIODUNES.
Aktiviteti, i cili ngjalli interes mes të pranishmeve,  synoi të pajisë kërkuesit shkencorë, doktorantët dhe studentët me njohuri praktike për ndërtimin e projekteve të qëndrueshme në përputhje me European Green Deal dhe Agjendën 2030.