Fakulteti i Drejtësisë Takim i Hapur Me University Of Central Missouri, Shtetet e Bashkuara Te Amerikes.

Datë 21.05.2024

Fakulteti i Drejtësisë

Takim i Hapur Me University Of Central Missouri, Shtetet e Bashkuara Te Amerikes.

 

Bazuar në iniciativën e ndërmarrë nga University of Central Missouri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, një delegacion me përfaqësues nga ky universitet, ka realizuar me datë 21.05.2024, një takim të hapur në formë workshop-i me pedagogë dhe studentë të programeve të studimit në drejtësi, kryesisht në fushën penale. Qëllimi i këtij takimi është diskutimi në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit në hapjen e programeve të përbashkëta të studimit midis institucioneve, si dhe kontributin për mirëfunksionimin e drejtësisë penale në SHBA dhe Shqipëri. Përfaqësuesit e Universitetit të SHBA-së, Dr.Betsy Kreisel, Prof.Asoc.Dr Adriatik Likcani dhe Dr.Ryan Peterson, prezantuan organizimin dhe funksionimin e institucioneve në SHBA, programeve sociale si dhe mënyrës së organizimit të programeve mësimore. Ato gjithashtu parashtruan mundësinë për bashkëpunim mes dy fushave në shërbim të individëve dhe familjeve të përfshira në sistemin juridik, me fokus në shërbimet për rehabilitim. Përfaqësues të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Zv.Dekani Prof.Asoc.Dr.Jonad Bara si dhe pedagogë të Fakultetit, sollën një informacion të përgjithshëm mbi sistemin juridik dhe mënyren e organizimit dhe funksionimit të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri. Takimi u mbyll me pyetje dhe diskutime nga ana e studentëve pjesmarrës së të dy Universiteteve.