Ekonomia Qarkulluese dhe Qëndrueshmëria Mjedisore në Ekosistemin Detar – Përgatitja e projekteve të suksesshme në kuadrin e fondeve të BE-së

Universiteti i Tiranës, në kuadër të projektit “Integrating Advanced Technologies and Interdisciplinary Approaches into Environmental Education” (READ – Cohort 4)

organizon leksionin e hapur me temë:

Ekonomia Qarkulluese dhe Qëndrueshmëria Mjedisore në Ekosistemin Detar – Përgatitja e projekteve të suksesshme në kuadrin e fondeve të BE-së

Data: 21 tetor 2025

Ora: 10:00 – 12:00

 Vendi: Salla e Senatit, Universiteti i Tiranës

Objektivi i leksionit do të jetë:

– T’i pajisë pjesëmarrësit me njohuri mbi mekanizmat e financimit të projekteve nga Bashkimi European
në fushën e Ekonomisë Qarkulluese dhe Qëndrueshmërisë Mjedisore në Ekosistemin Detar;
– të ofrojë njohuri praktike mbi menaxhimin e ciklit të projektit dhe përcaktimin e prioriteteve mjedisore;
– dhe të sjellë një pasqyrë të përgjithshme të politikave europiane për Zhvillimin e Qëndrueshëm, në përputhje me European Green Deal dhe Agjendën 2030.
 Leksioni do të zhvillohet nga Prof. As. Dr. Matilda Mali (Universiteti Politeknik i Barit, Itali), eksperte në fushën e ekonomisë qarkulluese dhe qëndrueshmërisë mjedisore.