“Serius Games for Creativity and Social Cohesion in Teacher Education”, EDUGAME

Trajnimi u zhvillua më datë 24 Qershor 2025, në orën 10:00,
duke mbledhur pjesëmarrës të fushës së edukimit në një sesion interaktiv dhe informues.
 
Përmbajtja dhe Qëllimi i Trajnimit:
Trajnimi u organizua në kuadër të zbatimit të projektit EDUGAME, me fokus në përdorimin e lojërave serioze si mjete
 për të nxitur kreativitetin dhe kohezionin social në edukimin e mësuesve. Aktiviteti synonte të rrisë ndërgjegjësimin
 dhe aftësinë e pjesëmarrësve (kryesisht akademikë dhe studentë të edukimit) për të përdorur metoda inovative në proçesin mësimor.
Pikat kryesore të trajtimit:
  • Prezantimi i konceptit të Serious Games dhe potenciali i tyre në arsim.
  • Rëndësia e zhvillimit të kompetencave krijuese tek mësuesit në formim.
  • Shembuj konkretë të lojërave të përdorura gjatë projektit EDUGAME.
  • Diskutim mbi ndikimin e lojërave serioze në forcimin e bashkëpunimit dhe kohezionit social në mjediset shkollore.
  • Përfshirja e pjesëmarrësve në aktivitete interaktive dhe reflektim mbi përdorimin praktik në kontekste të ndryshme mësimore.
Rezultatet e arritura:
  • Rritje e interesit për integrimin e metodologjive inovative në edukimin e mësuesve.
  • Shkëmbim përvojash ndërmjet pjesëmarrësve dhe thellim i kuptimit mbi efektet pozitive të lojërave serioze.
  • Identifikimi i mundësive për aplikimin e praktikave të prezantuara në kurrikulat vendase të formimit të mësuesve.