Analiza e treguesve të cilësisë dhe rishikimi i politikave të sigurimit të cilësisë në Universitetin e Tiranës

WORKSHOP:

Tema:“Analiza e treguesve të cilësisë dhe rishikimi i politikave të sigurimit të cilësisë në Universitetin e Tiranës”

Organizatorë: Komisioni i Përhershëm për Sigurimin e Standardeve të Cilësisë (KPSSC) në Universitetin e Tiranës, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), organizoi në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Tiranës, më datë 20 Nëntor 2025, ora 09:30, workshop-in me temë: “Analiza e treguesve të cilësisë dhe rishikimi i politikave të sigurimit të cilësisë në Universitetin e Tiranës.”  Ky aktivitet u mbështet edhe nga Qendra e Zhvillimit Profesional në Universitetin e Tiranës.
Fokusi: Aktiviteti u organizua me qëllim nxitjen e analizës së treguesve të cilësisë dhe fuqizimin e politikave të brendshme të sigurimit të cilësisë, si në nivel institucional, ashtu edhe në nivel të njësive kryesore. Gjatë workshop-it u diskutua mbi praktikat aktuale të vlerësimit të cilësisë, sfidat e hasura gjatë procesit nga të gjitha palët, të cilët janë të përfshirë  në  realizimin e sigurimit të cilësisë, si dhe mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave përgjegjëse.
🔹 Pjesëmarrës:
Në aktivitet ishin të pranishëm Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha;  Kryetarja e Komisionit të Përhershëm për Sigurimin e Standardeve të Cilësisë, Prof. Asoc. Dr. Brunilda Duraj; Drejtoresha e ASCAL, Prof. Asoc. Dr. Anisa Subashi, Zv. Rektoria e UT Prof. Dr. Gentiana Sharku. Po ashtu, të pranishëm ishin anëtarë të KPSSC-së, përfaqësues të Njësive të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) të fakulteteve të UT, përfaqësues të ASCAL-it, të Zyrave të Cilësisë në Rektorat, si dhe përfaqësues të studentëve të Universitetit të Tiranës.
Përfundime; Ky workshop shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe përmirësimit të mekanizmave të brendshëm të sigurimit të cilësisë, në funksion të rritjes së standardeve akademike dhe organizative në Institucionet e Arsimit të Lartë.