Komisioni i Përhershëm për Sigurimin e Standardeve të Cilësisë (KPSSC), në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim Profesional në UT, organizon më datë 20 Nëntor 2025 ora 09:30, workshopin me temë “Analiza e treguesve të cilësisë dhe rishikimi i politikave të sigurimit të cilësisë në Universitetin e Tiranës”. Workshopi do të mbahet në Sallën e Senatit, Rektorati i Universitetit të Tiranës.
Ky aktivitet zhvillohet me qëllim nxitjen e analizës së treguesve të cilësisë dhe përmirësimin e politikave të brendshme të sigurimit të cilësisë në nivel institucional dhe të njësive kryesore. Gjatë workshop-it do të shtrohet diskutimi mbi praktikat aktuale të vlerësimit të cilësisë, sfidat e identifikuara në proces, si dhe mënyrat për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet njësive përkatëse.
• Pjesëmarrës:
Në aktivitet do të jenë të pranishëm Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha,
Kryetarja e Komisionit të Përhershëm për Sigurimin e Standardeve të Cilësisë, Prof. Asoc. Dr. Brunilda Duraj, Drejtoresha e ASCAL, Prof. Asoc. Dr. Anisa Subashi.
Po ashtu të pranishëm do të jenë anëtarë të KPSSC-së, përfaqësues të Njësive të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) të fakulteteve të UT, përfaqësues të ASCAL, të Zyrave të Cilësisë në Rektorat, si dhe përfaqësues të studentëve të Universitetit të Tiranës.
Ky workshop shërben si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe përmirësimit të mekanizmave të brendshëm të sigurimit të cilësisë, në funksion të rritjes së standardeve akademike dhe organizative në UT.