Universiteti i Tiranës përmes Qendrës për Zhvillim Profesional në UT organizojnë trajnimin “Use of Artificial Intelligence tools to enhance pedagogical methods in classrooms”, në fokus të së cilit do të jetë dhënia e informacionit në lidhje me përdorimin dhe shfrytëzimin e teknologjisë në ndihmë të rritjes së performancëssë mësimdhënies. Në këtë trajnim do të trajtohen informacione që lidhen me aplikacione dhe programe , të cilat mund të thjeshtësojnë dhe pasurojnë punën e lektorëve.
Lektor: Prezantimi do të mbahet nga Dr. George Antoniou , i specializuar në Cyber Security dhe lektor pranë Lynn University in Florida, USA.
Aktualisht shërben si Fulbright U.S. Scholar në Departmentin e Informatikës në Facultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Vendi: Salla e “Senatit”, Rektorati i UT
Data: 28/04/2025
Ora: 10.00