Universiteti i Tiranës organizoi më datë 28.01.2025, ora 10.00 një seancë informuese me temë: “JEAN MONNET MODULE – SHKRIMI DHE APLIKIMI” me lektore Dr. Meljana Bregu, Dr. Juliana Gjinko”.

Universiteti i Tiranës organizoi më datë 28.01.2025, ora 10.00  një seancë informuese me temë:

 “JEAN MONNET MODULE – SHKRIMI DHE APLIKIMI” me lektore Dr. Meljana Bregu, Dr. Juliana Gjinko“.

Në fokus të këtij aktiviteti ishte dhënia e informacionit në lidhje me programin Jean Monnet Action të Erasmus +, përmes së cilit u dhanë këshilla të vlefshme mbi

mënyren e aplikimit dhe shkrimit të propozimeve mbi projektet Erasmus +, Programi Jean Monnet Actions.

Programi Jean Monnet, Erasmus +, si një nismë e Bashkimit Evropian për të inkurajuar mësimdhënien, kërkimin dhe reflektimin në fushën e integrimit
evropian në institucionet e arsimit të lartë, prej vitit 2021 është shndërruar në një program që operon si një veprim i mëvetshëm
 për promovimin e ekselencës në mësimdhënie dhe kërkim në fushën e studimeve të BE në mbarë botën.
i e
Trajnimi ishte i një natyre mjaft praktike  duke mundesuar përcimin e një informacioni shumë të vlefshëm tek të pranishmit.