Në Universitetin e Tiranës, u organizua më datë 08.11.2024 një Sesion Informues mbi financimin e projekteve përmes grandeve në formë “Lumpo Sum”, nën drejtimin e kryetares së Zyrës së Financës në Linnaeus University Suedi.
Të pranishëm ishin përfaqësues të Zyrës së Financës të cilët merren me projektet në Universitetin e Tiranës, përfaqësues së Zyrës së Projekteve në Rektoratin e UT-së si dhe drejtues projektesh të programit Erasmus +, të cilët janë financiuar me grande në formë “Lump Sum”.
Tryeza e diskutimeve u përqëndrua në dhënien e një sërë informacionesh praktike lidhur me grandet e përfituara në këtë formë duke e orientuar bisedën përmes pyetjeve dhe përgjigjeve të shkëmbyera ndërmjet pjesëmarrësve.