Qendra për Zhvillim Profesional në UT në vijim të punës në lidhje me ofrimin e trajnimeve dhe njohurive të reja në fusha të ndryshme

Qendra për Zhvillim Profesional në UT në vijim të punës në lidhje me ofrimin e trajnimeve dhe njohurive të reja në fusha të ndryshme në ndihmë të stafit akademik, ndihmës akademik dhe administrativ në Universitetin e Tiranës,  ka mbështetur organizimin e workshopit që u mbajt më datë 02.10.2024, ora 10.00 në Sallën e “Senatit” pranë Rektoratit të UT-së , në fokus të së cilit do të jetë shkëmbimi i eksperiencave të përbashkëta në fushën e biblotekave universitare.
Trajnimi u mbajt nga znj. Inmaculada Fernández Sáez, nga Universiteti  Complutense i Madridit, e cila vjen si e ftuar në Universitetin e Tiranës përmes programit të mobilitetit në kuadër të Erasmus +.
Të pranishëm ishin rreth 20 përfaqësues të zyrave të bibliotekave nga të gjitha njësitë kryesore në Universitetin e Tiranës.