Qendra e Zhvillimit Profesional në UT, organizoi më datat 19- 21 dhjetor në orën 10:00- 12:00, në sallën e Institutit të Studimeve Evropiane, workshopin tre ditor, me temë “Innovative Teaching Approaches for engaging Students in European Project Design through Project Management”, i cili u mbajt nga znj. Erina Guraziu, Lektore në Universitetin e Firences dhe ekperte e certifikuar ne manaxhimin e projekteve evropiane.
Në fokus ishin çështjet e lidhura me hartimin dhe menaxhimin e projekteve evropiane, si mund të aplikohet dhe fitohet një projekt i Bashkimit Evropian duke i ardhur në ndihmë personelit akademik te Universiteit te Tiranës për zhvillimin e kërkimit shkencor si dhe në shtimin e njohurive për sa i përket fushes së projekteve.